Vajza katërvjeçare e legjendës së boksit Majk Tajson mbrëmë ndërroi jetë në spitalin në Feniks, pasi që paraprakisht u lëndua rëndë në shiritin lëvizës për vrapim në shtëpinë familjare.
E alivanosura Eksodus Tajson është gjetur nga vëllai i saj më i moshuar i cili menjëherë e ka thirr nënën e tyre.
Sipas burimeve spitalore, vajza fatkeqe është ngulfatur në kabllot e rrymës, që kanë qenë zvarrë në makinën për vrapim, e cila ka qenë e shkyçur.
Familja Tajson u falënderua për mbështetjen e madhe të opinionit, por kërkoi që t`u lejohet privatësi, që veçanërisht ka të bëjë me tabloidet dhe paparacët lokalë. /Makfaks