Një avion privat u rrëzua në Brazil, duke u marrë jetën 14 pasagjerëve në bord mes të cilëve 7 anëtarë të së njëjtës familje. I nisur nga San Paulo, avioni u përplas në afërsi të një pike turistike në verilindje të vendit. Roxher Rajt pronar i avionit, biznesmen dhe ish drejtor banke humbi jetën në aksident, bashkë me të shoqen, dy fëmijët e nipin e tij. Policia bën të ditur se nuk ka të mbijetuar ndërsa dëshmitarë nga vendngjarja kanë treguar për një shpërthim të madh pak çaste para se avioni të rrëzohej.