Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Zgjatet orari në qendrat e Regjistrimit Civil

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 31
Location : n'Pc

Zgjatet orari në qendrat e Regjistrimit Civil Empty
MesazhTitulli: Zgjatet orari në qendrat e Regjistrimit Civil   Zgjatet orari në qendrat e Regjistrimit Civil EmptyFri May 29, 2009 9:42 pm

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme për zgjatjen e orarit të punës nga 1 qershori nga 8 në 11 orë dhe puna të shtunave, si dhe të shtimit të kapaciteteve në qendrat komunale të Regjistrimit Civil dhe në Departamentin e Prodhimit të Dokumenteve. E gjithë kjo – siç u tha në mbledhjen e Qeverisë – do të bëhet veçmas për të lehtësuar nxjerrjen e dokumenteve për njerëzit tanë nga diaspora.

Zgjatet orari në qendrat e Regjistrimit Civil F.0529154229284_m

Qeveria e Republikës së Kosovës, të premten ka miratuar shtatë projektligje të cilat do të procedohen në Kuvendin e Kosovës për miratim, ndërsa ka miratuar edhe kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme për inicimin e procedurës për hartimin e dy strategjive: Strategjisë Nacionale për Grumbullimin e Armëve të Paligjshme dhe të Strategjisë Nacionale dhe Planit të Veprimit për Parandalimin dhe Reduktimin e Krimit .

Po ashtu, është miratuar iniciativa e Ministrisë së Punëve të Brendshme për zgjatjen e orarit të punës duke filluar nga 1 qershori nga 8 në 11 orë dhe 8 orë pune të shtunave si dhe të shtimit të kapaciteteve në qendrat komunale të Regjistrimit Civil dhe në Departamentin e Prodhimit të Dokumenteve. E gjithë kjo sipas ministrit Zenun Pajaziti do të bëhet veçmas për të lehtësuar nxjerrjen e dokumenteve për njerëzit tanë nga diaspora.

Qeveria po ashtu ka marrë vendim për hapjen e dy pikave të përkohshme kufitare me Republikën e Shqipërisë në Glloboçicë dhe në Qafë Gjonaj.

Është marrë vendim për caktimin e lokacionit për deponimin dhe magazinimin e mbeturinave dhe materieve të rrezikshme dhe kërkesën e KEK për shpronësimin e pronës dhe pasurisë së banorëve të fshatit Hade, Lagja Shalaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Zgjatet orari në qendrat e Regjistrimit Civil
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: