BLaZzeR Admin
Numri i postimeve : 649 Pikët : 1861 Join date : 18/05/2009 Age : 31 Location : n'Pc
| Titulli: Akademia Ushtarake e Shqipërisë hap dyert për FSK-në Sat May 30, 2009 12:02 pm | |
| Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Gazmend Oketa i ka premtuar ministrit të FSK-së, Fehmi Mujota, mbështetje në të gjitha fushat e nevojshme, me theks të posaçëm në këmbimin e përvojave, trajnimit dhe shkollimit të kuadrove në Akademinë Ushtarake të Shqipërisë. Gjatë një takimi të zhvilluar të premten në Tiranë, ministrat Oketa dhe Mujota njëzëri kanë konstatuar nevojën, që ky bashkëpunim të konkretizohet edhe përmes nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim në mes të dy ministrive, e cila do të hapte perspektiva të reja për konkretizimin e këtij bashkëpunimi. Po ashtu palët u pajtuan se ky bashkëpunim do të ishte kontribut i krijimit të klimës së volitshme të sigurisë dhe bashkëpunimit ne regjion, për çka do të ishte edhe dëshmi dhe përgatitje e rajonit për integrime euro-atlantike. Minsitrat Oketa dhe Mujota, e konsideruan të rëndësishëm, jo vetëm në planin patriotik, por të gjithanshëm, përfundimin e rrugës Durrës-Morinë, si element për një bashkëpunim më të ngushtë. | |
|