Scoutz
Numri i postimeve : 30 Pikët : 74 Join date : 21/05/2009
| Titulli: FC Barcelona Sun May 31, 2009 5:57 pm | |
| Messi esht lojtari me i interesuari per fotoreporterët se sa Ronaldo
Lionel Mesi është ndoshta njeriu më i pëlqyer këto dy ditë në Romë. Skuadra e Barcelonës arriti ditën e djeshme në aeroportin e kryeqytetit italian, ku sonte do të ketë përballjen gjigante me Mançesterin për finalen e Ligës së Kampioneve. Të gjithë fotoreporterët dhe fansat italianë ishin të fokusuar tek futbollisti më i mirë i Barcelonës, Lionel Mesi. Në këtë drejtim argjentinasi ka arritur të fitojë betejën e parë me Kristiano Ronaldon, i cili është më i preferuari nga futbollistët e Mançester Junaited. Përballja mes gjigantëve të Barcelonës dhe Mançesterit do të ketë edhe disa nënpërballje, njëra prej të cilave është edhe ajo Mesi-Ronaldo. Gjithçka mbetet për t’u shijuar në super përballjen e kësaj mbrëmjeje në stadiumin “Olimpiko” të Romës.... ------------------------------------------------------------------------------------------------------------ | |
|
BLaZzeR Admin
Numri i postimeve : 649 Pikët : 1861 Join date : 18/05/2009 Age : 31 Location : n'Pc
| |
Scoutz
Numri i postimeve : 30 Pikët : 74 Join date : 21/05/2009
| Titulli: Eto’o: Dua të shënoj gola me Barcelonën Mon Jun 01, 2009 4:56 pm | |
| Eto’o: Dua të shënoj gola me Barcelonën Tash kur ka përfunduar sezoni 2008/2009 në La Liga pritet të vendoset e ardhmja e sulmuesit të Barcelonës, Samuel Eto’o, i cili e ka bërë hapin e parë duke u shprehur se dëshiron të mbetet në Camp Nou.
“E vërteta është se unë jam shumë i lumtur, sepse puna ime është të shënoj gola, megjithatë skuadra është në rend të parë”.
“Gjithmonë kam thënë se unë jam i lumtur derisa mund ta bëj dikë të buzëqeshë, pavarësisht nëse shënoj ose jo, sepse misioni im në fushë është që të ndihmoj edhe në mbrojtje dhe të shkaktoj presion te mbrojtësit kundërshtarë”.
“Ajo që dëshiroj është të vazhdoj të shënoj gola për Barcelonën”, Ka Shtur kamerunasi......lol! | |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: FC Barcelona | |
| |
|