Ende nuk është koha për tërheqjen e KFOR-it Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer ka
deklaruar se, në situatën e tanishme, tërheqja e trupave të KFOR-it nga
Kosova do të ishte gjë e parakohshme.Scheffer, ka bërë të
ditur se në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të
NATO-s, që do të mbahet më 11 dhe 12 qershor në Bruksel, do të flitet
edhe për fatin e trupave paqeruajtëse në Kosovës
Duke theksuar se 16.000 trupa të KFOR-it nuk do të qëndrojnë përherë në
Kosovë, Scheffer ka thënë se tërheqja e tanishme e këtyre trupave do të
ishte e parakohshme, respektivisht, do të paraqiste kërcënim për
sigurinë dhe për rezultatet e arritura në vitet fundit.
Siç bën të ditur agjencia Beta, që thirret në një diplomat të lartë të
Aleancës së Atlantikut të Veriut, kjo aleancë planifikon të miratojë
një strategji për tërheqjen e trupave në faza, që do të kryhej në
pajtim me vlerësimin e situatës politike në Kosovë./DjMana/