Fox krenare që është seks-simbol Megan Fox është bërë aktore pasi që ka dashur të shndërrohet në një seks-simbol dhe padyshim që e ka arritur qëllimin e saj.23-vjeçarja
e cila është shpallur femra më seksi në botë nga revista “FHM” në vitin
2008, është e lumtur që meshkujt mendojnë se është tërheqëse duke
shtuar se pamja ka shumë rëndësi në Hollywood.
“Mendoj se është mahnitëse që më konsiderojnë si seks-simbol. Nuk kam
vendosur të bëhem aktore sepse dëshiroja të më respektojnë se luaj mirë
shah... një pjesë e madhe e Hollywoodit perceptohen për shkak të
joshjes së tyre”, ka thënë bukuroshja.