BLaZzeR Admin
Numri i postimeve : 649 Pikët : 1861 Join date : 18/05/2009 Age : 31 Location : n'Pc
| Titulli: Në Kosovë ka siguri të plotë Fri Jun 05, 2009 9:05 pm | |
| Ambasadori i Shqipërisë në NATO, Artur Kuko, ka deklaruar se shpejti do të ketë në kuadrin e Aleancës Veri-atlantike edhe këshilltarë shqiptarë që do të punojnë me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ai këto deklarata i bëri pas takimit me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Zenun Pajaziti, nga i cili është njoftuar me gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë. Me këtë rast, ambasadori Kuko ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë është stabile, për çka ka thënë se është meritë e një shërbimi gjithnjë e më profesional policor, që sipas tij është në gjendje të marrë mbi vete obligimet që i takojnë me ligj. Kuko ka shfaqur besimin se së shpejti në kuadër të Aleancës Veri-atlantike do të ketë edhe këshilltarë shqiptarë që do të punojnë me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). "Shqipëria do të vazhdojë të japë një ndihmë jo thjesht mbështetje morale, por edhe një mbështetje materiale. Shqipëria ka kontribuar në fondin e mirëbesimit, kushtuar Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kam përshtypjen që së shpejti do të ketë në kuadrin e Aleancës edhe këshilltarë shqiptarë që do të punojnë me Forcën e Sigurisë së Kosovës, ka thënë ambasadori Kuko. Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, duke e njoftuar ambasadorin Kuko për gjendjen e sigurisë në vend ka thënë se në Kosovë, tani ka siguri të plotë për të gjithë qytetarët e saj. Kosova tani po konsolidon të gjitha institucionet e sigurisë që janë në interes për shtetin dhe gjithë qytetarët pa dallim. | |
|