Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Shënohet përvjetori i zbarkimit në Normandi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 30
Location : n'Pc

Shënohet përvjetori i zbarkimit në Normandi Empty
MesazhTitulli: Shënohet përvjetori i zbarkimit në Normandi   Shënohet përvjetori i zbarkimit në Normandi EmptySun Jun 07, 2009 12:53 pm

Dita e shtunë shënoi 65-vjetorin e zbarkimit të forcave aleate në Normandi të Francës. Presidentët, Barack Obama dhe Nicolas Sarkozy si edhe kryeministri britanik Gordon Brown dhe Princi Charles ishin në mesin e figurave të larta që morën pjesë në ceremonitë përkujtimore.

Shënohet përvjetori i zbarkimit në Normandi F.0606223517490_m


Pjesa kryesore e ceremonive të këtij viti, u bë në varrezën amerikane në Normandi, ku janë 9386 mbi plazhin Omaha, që ka qenë skenë e luftimeve më të ashpra.

Udhëheqësit botërorë, i bënë nderimet atyre që dhanë jetën në brigjet e Normandisë.

Presidenti francez Nicolas Sarkozy, tha se trupat do të kujtohen përherë për luftën kundër atyre që quajti barbaritë më të rënda të të gjitha kohërave.

President Barack Obama pjesëmarrës në ceremoni, tha se drejtimi i historisë ndryshoi nga trimëria e forcave aleate në veri në Francës.

President Obama tha se përparimi që kishte shënuar shekullin e 20 kishte ardhur nga ky plazh i vogël në Normandi.

Ndërsa kryeministri britanik, Gordon Brown tha se Evropa dhe Amerika ishin aleatë të përjetshëm, për shkak të mënyrës se si u bashkuan për të fituar betejën.

Tani që shumë veteranë janë në moshën 80-90 vjeçare, shumë vetë e shohin këtë ceremoni si shansin e tyre të fundit për të rivizituar plazhet ku kanë luftuar.

Përvjetori i zbarkimit në Normandi që njihet si D-Day, vazhdon të sjellë mijëra vizitorë në këtë pjesë të Francës.

Zbarkimi më i madh në histori shënoi edhe fillimin e fundit të pushtimit të Evropës nga Gjermania.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Shënohet përvjetori i zbarkimit në Normandi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: