Jolie planifikon martesë Angelija Jolie raportohet se ka vendosur të martohet me
partnerin e saj Brad Pitt, në përpjekje për të hequr qafe njëherë e
përgjithmonë thashethemet se lidhja e tyre është afër fundit.“Zakonisht
është Brad ai që dëshiron të flasë për martesë. Por këtë herë është
Angelina. Kjo do të ishte një ndihmë për problemet e tyre dhe Angelina
ka thënë se më e mira gjë do të ishte nëse martohen dhe t’u japin fund
spekulimeve. Edhe Brad duket i dehur, ai është i tronditur”, ka thënë
një burim për Sunday Mirror.
Dyshja thuhet se janë duke pritur të gjejnë kohë të lirë nga orari i
tyre, por lidhja e kurorës mund të ndodhë edhe gjatë verës.
Ata thuhet se planifikojnë një ceremoni në New Orleans, ku kanë kaluar
kohën më të madhe derisa Brad kishte xhiruar filmin e vitit 2009, “The
Curious Case of Benjamin Button”.