Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Disa drejtime në fakultete rrezikojnë të mbyllen

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 30
Location : n'Pc

Disa drejtime në fakultete rrezikojnë të mbyllen Empty
MesazhTitulli: Disa drejtime në fakultete rrezikojnë të mbyllen   Disa drejtime në fakultete rrezikojnë të mbyllen EmptyMon Jun 08, 2009 1:13 pm

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se në muajin korrik do të qartësohet se cilat universitete private do të licencohen. Në një intervistë për të përditshmen “Epoka e Re”, Hoxhaj ka thënë se në këtë proces janë të angazhuar 100 ekspertë perëndimorë...

Disa drejtime në fakultete rrezikojnë të mbyllen F.0608071958337_m

Njëkohësisht, ministri Hoxhaj ka paralajmëruar se disa programe (drejtime) të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës dhe të universiteteve private mund të mbyllen për shkak të mungesës së kuadrit të nevojshëm dhe disa mangësive të tjera.

“Nuk përjashtohet mundësia që disa programe, qoftë në sektorin publik apo në atë privat, për shkak të mungesës së stafit, mungesës së karakterit të punës kërkimoro-shkencore, në veçanti të një vizioni të mirëfilltë akademik, të ballafaqohen me vendim negativ”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërkohë, ai ka thënë se, pas rezultatit të testit të maturës, do të bisedojë edhe me drejtues të IP-së dhe të universiteteve private, për ta përcaktuar kuotën e rritjes së studimeve për vitin 2009/2010.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Disa drejtime në fakultete rrezikojnë të mbyllen
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Disa nga theniet e Muhamedit alejhi selam per namaz.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: