Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Rama: Dua karrigen e kryeministrit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 30
Location : n'Pc

Rama: Dua karrigen e kryeministrit Empty
MesazhTitulli: Rama: Dua karrigen e kryeministrit   Rama: Dua karrigen e kryeministrit EmptyMon Jun 08, 2009 1:18 pm

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është ndalur në Pogradec në turin e tij elektoral. Rama ka premtuar se ai në qeverisje do jetë një kryeministër i një lloji të ri, një kryeministër ndryshe nga këto 18 vjet, duke qeverisur për njerëzit dhe me njerëzit.

Rama: Dua karrigen e kryeministrit F.0608051326306_m

“Sali Berisha ua kërkon votën e vetme që keni, pasi ka një biznes për të mbajtur me qeverinë. Të tjerë ish-kryeministra ua kërkojnë votën e vetme që keni, për të qëndruar në opozitën e opozitës, për një deputet të vetëm, që ta nxjerrë pastaj mandatin e marrë nga ju, në pazarin e vjetër të numrave dhe interesave personale, për të mbajtur peng qeverinë tuaj edhe 4 vite të tjera, si këto 18 vjet, në duart e një grushti kryetarësh”, theksoi Rama.

Ai shtoi se do të ishte një kryeministër, për t’i dhënë zgjidhje të reja problemeve të vjetra. “Mua nuk më duhet një tjetër karrige, por një tjetër mandat për të qenë në këmbë, në krye të punëve, në çdo qytet e në çdo fshat, ku do ta çoj qeverinë pas 28 qershorit, për të realizuar programin që realizuam së bashku dhe për të ndërtuar së bashku Shqipërinë si gjithë Evropa”, vijoi Rama.

Kreu socialist shtoi se vota e 28 qershorit, është një votë më e rëndë se sa asnjëherë tjetër në historinë e këtyre viteve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Rama: Dua karrigen e kryeministrit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rama: Shqipëria po ndryshon për një grusht njerëzish

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: