BLaZzeR Admin
Numri i postimeve : 649 Pikët : 1861 Join date : 18/05/2009 Age : 31 Location : n'Pc
| Titulli: Policia bën kallëzim penal ndaj Ivanoviqit dhe Jakshiqit Tue Jun 09, 2009 8:20 pm | |
| Policia e Kosovës ka iniciuar kallëzim penal kundër dy përfaqësuesve të Këshillit Kombëtar Serb në Mitrovicë: Millan Ivanoviq dhe Marko Jakshiq.Ky kallëzim, siç thuhet, është bërë për shkak të thirrjeve të tyre publike për djegien e vendkalimeve 1 dhe 31 në veri të Kosovës, në shkurt të vitit të kaluar. Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti. Hoti tha se i mbetet Prokurorisë së Qarkut, e cila edhe ka kërkuar zhvillimin e hetimeve, që t’i nisë ose jo procedurat penale kundër Jakshiqit dhe Ivanoviqit. Ivanoviq dhe Jakshiq i kanë hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar si të pavërteta dhe pabaza. | |
|