Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Koreja e Veriut bën test bërthamor

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 30
Location : n'Pc

Koreja e Veriut bën test bërthamor Empty
MesazhTitulli: Koreja e Veriut bën test bërthamor   Koreja e Veriut bën test bërthamor EmptyMon May 25, 2009 7:11 pm

Media shtetërore në Korenë e Veriut njofton se vendi ka kryer një test të ri me armë bërthamore. Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA) thotë se arma e fundit ishte shumë më e fuqishme nga ajo e testuar në tetor të vitit 2006.
Koreja e Veriut bën test bërthamor F.0525110319847_m
Koreja e Jugut konfirmoi se kishte lokalizuar një dridhje sizmike në veri që sipas saj, e cila të bën të mendosh se është shkaktuar nga një shpërthim bërthamor.

Agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut, Yonhap, thotë se Veriu ka testuar një raketë me rreze të shkurtër veprimi disa orë pas testit bërthamor.

Muajin e shkuar Koreja e Veriut u tërhoq nga bisedimet gjashtëpalëshe rreth programit të saj bërthamor.

Testi i Koresë së Veriut ka alarmuar fqinjët. Japonia tha se do të kërkojë një mbledhje urgjente të KS të OKB-së ndërkohë që Koreja e Jugut krijoi një ekip krize dhe nisi bisedimet urgjente.

Një zëdhënës për shtabin e ushtrisë tha se trupat janë vendosur në gjendje më të lartë gatishmërie.

Aksionet në bursën e Koresë së Jugut humbën katër përqind të vlerës nga droja se testi do të përshkallëzojë tensionet rajonale.

Ndërkaq Britania tha se testi shkelte rezolutat e OKB-së. SHBA nga ana e saj tha se po konsultohej me aleatët dhe Rusia se po ekzaminonte me kujdes të gjitha informatat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Koreja e Veriut bën test bërthamor
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Koreja e Veriut bën test bërthamor
» Koreja Veriore teston edhe një raketë
» Këshilli i Sigurimit dënon njëzëri Korenë e Veriut
» Obama: Bota të ngrejë zërin kundër Koresë së Veriut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: