Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Shtyhet për një javë përzgjedhja e përfituesve të qirasë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 30
Location : n'Pc

Shtyhet për një javë përzgjedhja e përfituesve të qirasë Empty
MesazhTitulli: Shtyhet për një javë përzgjedhja e përfituesve të qirasë   Shtyhet për një javë përzgjedhja e përfituesve të qirasë EmptyTue Jun 09, 2009 8:21 pm

Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës e kanë shtyrë edhe një javë afatin e përzgjedhjes përfundimtare të përfituesve të qirasë në vlerë prej 100 euro për banorët e veriut të Mitrovicës, të cilët që dhjetë vjet janë duke jetuar me qira në jug të Mitrovicës si dhe në qytetet tjera të Kosovës.

Shtyhet për një javë përzgjedhja e përfituesve të qirasë F.0609142158567_m


Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Ismajl Smakiqi, tha se kjo është bërë me qëllimin e vetëm që lista përfundimtare e përfituesve të jetë sa më reale, duke pasur parasysh vështirësitë në verifikimin e të gjitha rasteve një nga një sa i përket përmbushjes së kritereve.

Në këtë kontekst, drejtuesit komunalë kanë formuar një komision të përbashkët me përfaqësuesit e lagjeve të veriut, të cilët gjatë javës në vazhdim do t’i shqyrtojnë të gjitha aplikacionet.

“Ne së bashku me përfaqësuesit e lagjeve të veriut, të cilët më se miri kanë njohuri për fqinjët e tyre, do t’i shqyrtojmë të gjitha rastet, në mënyrë që të mos mbes jashtë liste ndonjë rast që i plotëson kriteret”, tha Smakqi.

Përveç përfaqësuesve të lagjeve, ai fton edhe të gjithë banorët që kanë njohuri për këto raste që të kontribuojnë në mënyrë që të arrihet një përzgjedhje sa më korrekte.

Ndryshe, drejtori i Drejtorisë së Administratës në Komunën e Mitrovicës, Abdullah Bejtullahu, një nga anëtarët e komisionit për përzgjedhjen e përfituesve të qirasë, sqaroi se në konkursin e rregullt kanë aplikuar 432 banorë, ndërsa lista e përfituesve të mundshëm ka dalur me 280 përfitues.

Ai sqaroi se me 360 mijë euro të ndara nga Qeveria e Kosovës do t’u paguhet qiraja 300 familjeve të veriut për një vit, ndërsa për përzgjedhjen e përfituesve është duke u punuar bashkërisht me qytetarët e veriut, me të cilët do të shqyrtohen rastet dhe do të shkëmbehen informatat për rastet e mundshme që janë në listë dhe që i kanë shitur pronat në veri, mirëpo që komisioni nuk ka mundur t’i verifikoj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Shtyhet për një javë përzgjedhja e përfituesve të qirasë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shtyhet takimi për Trezeguet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: