BLaZzeR Admin
Numri i postimeve : 649 Pikët : 1861 Join date : 18/05/2009 Age : 30 Location : n'Pc
| Titulli: Bruno Alves dëshiron vetëm klub të madh Mon Jun 08, 2009 4:54 pm | |
| Babi i mbrojtësit të Portos, Bruno Alves, thotë se djali i tij do të pranojë të kalojë vetëm në ndonjë klub të madh, ku do të mund ta përmirësojë lojën e tij.Alves është temë kryesore e mediave në Portugali, pasi mbrojtësi shënoi golin e fitores në minutën e tretë shtesë të ndeshjes përballë kombëtares shqiptare në Qemal Stafa, duke i sjellë tri pikë që i mbajnë gjallë shpresat e Portugalisë për kualifikim në Botërorin 2010. Mbrojtësi ka marrëveshje me Porton deri në vitin 2012, por është cak i shumë klubeve, në mes të cilave Chelseat dhe Interit. “Bruno ka marrëveshje me Porton deri në vitin 2012 dhe mendimet e tij janë të kthyera vetëm kah Porto”, ka thënë babai i tij. “Në aspekt të organizimit dhe strukturës do të jetë vështirë të gjejë një klub më të mirë se Porto, andaj është shumë e qartë që ai do të mendojë për transferim vetëm nëse arrin ofertë nga ndonjë klub i madh”, ka shtuar ai. | |
|