Ndonjëherë finalet mbyllen 1-0 ose 0-0 me penallti, por e ndiej se Barça-Mançester nuk do të jetë kështu!”Sër Aleks Ferguson kërkon nga Roma të mos bëj “marrëzira” në mbrëmjen e së mërkurës. “Nuk dua të bjerë shi… Ju lutem, më thoni se në Romë për finalen e Ligës së Kampioneve do të ketë një klimë të shkëlqyer, ashtu si është ky qytet. Një klimë në lartësinë e Barcelona-Mançester Junajtid. Speciale, për një ndeshje që i ka të gjitha për t’u bërë e jashtëzakonshme. Një vit më parë në Moskë luajtëm “vaterpol” në ujë, në Romë jo, ju lutem…”
Ministri i Jashtëm britanik ka kërkuar nga tifozët e Mançesterit të jenë të kujdeshëm nga rreziqet e rendit publik në Romë. Fergusoni mendon: “Për mua, Roma është një qytet fantastik dhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Për ne ka qenë gjithmonë një eksperiencë e bukur sa herë kemi luajtur në “Olimpiko” kundër Romës. Ishin ndeshje të vështira ndaj Spaletit, një trajner fantastik. Pastaj, ndaj Romës kemi arritur rezultatin tonë më të mirë në historinë e Championsit, 7-1 në çerekfinalen e “Old Trafordit.
-Ndeshje historike?
Janë të gjithë elementët që të jetë e tillë dhe shpresoj që të ngrihet në nivelin që të gjithë e presin. Dy skuadra të mëdha, me futbollistë të mëdhenj. E dimë që finalet e Championsit mund të jenë zhgënjyese me rezultate 1-0, ose 0-0 dhe pastaj penalltitë, por e ndjen që këtë herë nuk do të jetë kështu. Do të jetë një ndeshje me gola, e tipit Milan-Barça 4-0 në Athinë, 15 vjet më parë.
-Do të luani me “catenaccio” si Çelsi?Po, me dy “catenacci”, një në mbrojtje, një në mesfushë…mos më bëni të qesh. Ne kemi stilin tonë të lojës dhe shpresoj që ta shprehim të mërkurën në mbrëmje. Për të fituar është e domosdoshme që të japim më të mirën nga vetja.
-Por me atë sistem loje, Çelsi shkoi shumë pranë kualifikimit…
Pash në TV: Real Madrid-Barcelona dhe u kënaqa. Barcelona ishte thjeshtë madhështore. Pastaj u mendova: O Krisht, ndoshta do të luajmë kundra tyre në finale. Pastaj Çelsi na tregoi të gjithëve se Barça mund të ndalet dhe kjo më rriti optimizmin.
-Mesi apo Ronaldo?
Që të dy janë të mëdhenj. Ronaldo është më i fortë fizikisht, është më i gjatë, ndërsa Messi është i pamarkushëm në duelet një për një. Janë të ndryshëm, por specialë në atë që bëjnë.
-Gjithsesi, Messi nuk ka shënuar asnjë gol në tetë ndeshjet e luajtura ndaj kundërshtarëve anglezë…
-Vitin e kaluar, në gjysmëfinale, Evra bëri një punë shumë të mirë. Duhet edhe fat, sepse Mesit i mjafton një moment për të kapur në befasi.
-Injesta dhe Henri janë në dyshim. Cilit prej tyre i druheni më shumë?
-Që të dyve. Injesta është një futbollist i jashtëzakonshëm. Falë tij “xhiron” e gjithë Barcelona. Ashtu si Ksavi nuk gabon në asnjë pasim dhe lëviz me klas. Eshtë thelbësor për Guardiolën. Henri është ndryshe, por gjithashtu i veçantë. Kam vite që admiroj mrekullitë e tij.
-Keni probleme me formacionin?
Ferdinand ka një problem në pulpë. Nëse nuk riaftësohet atëherë do të luajë Ivansh. Eshtë vetëm 21-vjeç, por kam besim se është gati për këtë finale. Fletçer është i skualifikur.
-Nëse fitoni në Romë, do të jetë Championsi i tretë për ju…
Pothuajse nuk e mendoj fare këtë fakt. Sa më shumë je i suksesshëm aq më shumë njerëzit dhe mbi të gjitha shtypi kërkon prej teje. Në problemet e para që shfaqen, të godasin me tituj, si “Fergusoni ka marrë fundit dhe duhet të shkojë te pensionistët në Torkuai”. Por ai që e ka shkruar atë artikull ndoshta do të përfundojë në Torkuai, sepse unë të mërkurën jam i zënë (qesh). Më duhet të drejtoj një skuadër në finalen e Championsit.