BLaZzeR Admin
Numri i postimeve : 649 Pikët : 1861 Join date : 18/05/2009 Age : 31 Location : n'Pc
| Titulli: Finlanda premton bashkëpunim në fushën e sundimit të ligjit Tue May 26, 2009 8:43 pm | |
| Ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi ka pritur në një takim ambasadoren e Finlandës në Prishtinë, Tarja Fernandez, të cilën e ka njoftuar me planin strategjik, të arriturat, si dhe sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet kjo ministri.Kelmendi theksoi prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, duke u fokusuar në krijimin e infrastrukturës ligjore për të filluar reforma në sistemin e drejtësisë, për luftimin e korrupsionit dhe dukurive tjera negative, pastaj për reformën brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës, etj. Ndërkaq, ambasadorja Fernandez i premtoi ministres Kelmendi bashkëpunim të ngushtë dhe të sinqertë - duke theksuar se Finlanda është e gatshme ta mbështesë dhe ta përkrah Ministrinë e Drejtësisë me qëllim të zhvillimit të sundimit të ligjit në Kosovë. Të dyja palët u pajtuan se do të angazhohen maksimalisht që ta thellojnë bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Finlandës në fushën e drejtësisë, sidomos në fushën e hartimit të legjislacionit, pastaj në luftimin e krimit të organizuar, trafikimit me qenie njerëzore, korrupsionit, etj | |
|