Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 KQZ kërkon më shumë gra në politikë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 31
Location : n'Pc

KQZ kërkon më shumë gra në politikë Empty
MesazhTitulli: KQZ kërkon më shumë gra në politikë   KQZ kërkon më shumë gra në politikë EmptySun May 24, 2009 11:08 am

Komisioni Qendror i Zgjdhjeve (KQZ) u ka kërkuar partive politike shqiptare që të ndryshojnë listat e kandidatëve për të përfshirë numrin e duhur të kandidateve femra siç e kërkon ligji.
KQZ kërkon më shumë gra në politikë 20090327111540selia_pd_tirana
Pika pesë e nenit 67 të Kodit Zgjedhor shkruan se në çdo zonë zgjedhore të paktën 30 për qind ose një në tre emrat e parë duhet t'i përkasin gjinisë femërore.

Kreu i KQZ-sç Arben Ristani tha se partitë politike kanë të drejtë të ndryshojnë listat deri në momentin e fundit kur KQZ të marrë vendim përfundtar për to.

Zyrtarë të këtij komisioni kanë kujtuar ndërkohë se Kodi Zgjedhor parashikon edhe sanksione për këtë shkjelje.

Sipas nenit 175, për moszbatim të nenit 67 në çdo rast vendoset 30 mijë lekë gjobë.

Rishikimi i listave për të zbatuar raportet midis gjinive që kërkon ligji, mund të shërbejë edhe si një rast i mirë për partitë politike që të sheshojnë dhe pakënaqësitë brenda rradhëve të tyre, të cilat janë provokuar pas shpalljes së listave me emrat e kandidatëve për deputetë.

Debate

Selia e PS-së në Tiranë
Selia e PS-së në Tiranë

Procesi i hartimit të listave ka ngjallur debate në skenën politike.

Më së shumti duket se në tërë këtë proçes, në dyshim është vënë mënyra e hartimit të këtyre listave.

Por zyrtarë të lartë të PD-së dhe PS-së vlerësojnë se proçesi brenda selive të tyre ka qenë transparent.

Nënkryetari i PD-së Astrit Patozi është mjaft i sigurtë. “100 për qind transparent," i tha Patozi BBC-së.

“Vetë kreu i PD-së, jo në limitin kohor të KQZ, bëri të ditur jo vetëm para partisë së tij, por çdo qytetari të saj listën përfaqësuese me të cilën PD shkon në zgjedhjet e 28 qershorit”.

Nga ana e saj, edhe Arta Dade, një nga emrat kryesorë të socialistëve thotë se në kampin rozë hartimi i listave ka qenë mjaft transparent.

”Lista ka finalizuar një proçes transparent që ka lidhje me gjithë proçesin e ristrukturimit dhe konfigurimin e figurave të spikatura të PS që pranohen nga opinioni,” tha zonja Dade.

Por analisti Shpëtim Nazarko nuk ka të njëjtin mendim për mënyrën e hartimit dhe shpalljes së këtyre listave.

Sipas tij “gjithçka është bërë për interesa taktike të partive për të bllokuar kundërshtarin, tamam si në një ndeshje futbolli“ i tha zoti Nazarko BBC-së.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
KQZ kërkon më shumë gra në politikë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rritje dramatike e kriminalitetit me motive politike
» Topi: Të ruhet maturia politike në Kosovë
» Topi: Të ruhet maturia politike në Kosovë
» Data e zgjedhjeve pas takimit me KQZ-në dhe përfaqësuesit e partive politike
» Lauka: Liria e Kosovës ka një çmim shumë të shtrenjtë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: