BLaZzeR Admin
Numri i postimeve : 649 Pikët : 1861 Join date : 18/05/2009 Age : 31 Location : n'Pc
| Titulli: Lauka: Liria e Kosovës ka një çmim shumë të shtrenjtë Sun Jun 07, 2009 6:09 pm | |
| Nën përkujdesjen e komunës, në Mitrovicë u mbajt një manifestim rasti kushtuar Ditës së Dëshmorëve të kësaj komune, në të cilën morën pjesë zyrtarë komunalë, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka, ai në NATO Artur Kuko, familjarë dhe qytetarë të shumtë. Me këtë rast kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, tha se kanë kaluar dhjetë vjet që ne frymojmë të lirë dhe çdo ditë përjetojmë jetën e dinjitetshme që nuk e kishim me shekuj. Ai tha se për këtë meritë të madhe kanë dëshmorët, të cilët flijuan veten për këtë ditë. Ndërsa ambasadori Lauka tha se liria e Kosovës ka një çmim shumë të shtrenjtë, të cilin e paguan dëshmorët e saj. Ai shtoi se Kosova tashmë është shtet dhe nuk ka kush që e pengon që shteti më i ri i botës të ecë përpara. Në emër të shoqatave të dala nga lufta foli Alie Tmava, kryetare e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, e cila tha se dëshmorët janë më meritorët për lirinë që po e gëzojmë sot andaj kërkoi që t?i përkujtojmë çdoherë. Me rastin e Ditës së Dëshmorëve, përfaqësues të pushtetit lokal dhe të organizatave të dala nga lufta kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Shipol. | |
|