BLaZzeR Admin
Numri i postimeve : 649 Pikët : 1861 Join date : 18/05/2009 Age : 31 Location : n'Pc
| Titulli: Mediat përmirësuan imazhin e Kosovës Sun Jun 07, 2009 12:55 pm | |
| Shefi i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni ka bërë të ditur se ishte gjendja në mjetet e informimit ajo e cila ka përmirësuar notën e përgjithshme të Kosovës në raportin e fundit të organizatës Transparency International - për të cilën autoritetet në vend thanë se shënon një përparim meqë Kosova renditet në pozitë shumë më të mirë sesa vendet e rajonit, ndërsa opozita thotë se kjo nuk është një shkallë e kënaqshme. Në raportin e fundit Organizata Transparency International, e cila mat shkallën e korrupsionit në vendet e ndryshme të botës, ka radhitur Kosovën në grupin e tretë të vendeve të ndikuara nga korrupsioni. Nota e përgjithshme që i është vënë Kosovës është 3.4. Nota 5 tregon shkallën e skajshme të korrupsionit. “Gjyqësori është vlerësuar me 4, partitë politike me 3.8, sektori privat me 3.7 më pastaj parlamenti me 3.4 dhe janë mediat ato të cilat me 2.3 që janë vlerësuar në këtë raport më të mirat në rajon, ose më të mirat ndërmjet këtyre 69 shteteve, dhe vijmë deri te një mesatare 3.4“, ka thënë Preteni në një intervistë për “Zërin e Amerikës” Sektori më i korruptuar në Kosovë, sipas këtij raporti, por edhe vlerësimeve të organizatave të tjera qoftë vendase apo ndërkombëtare, është ai i drejtësisë i cili ka marrë notën katër. | |
|