BLaZzeR Admin
Numri i postimeve : 649 Pikët : 1861 Join date : 18/05/2009 Age : 31 Location : n'Pc
| Titulli: Rezoluta, akt shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë Mon May 25, 2009 10:00 pm | |
| Presidenti, Fatmir Sejdiu ka përshëndetur miratimin e Rezolutës për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Organizata e Konferencës Islamike.“Miratimi i Rezolutës për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Organizata e Konferencës Islamike është një akt shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë dhe të gjithë rajonit”, tha presidenti Sejdiu. Kjo rezolutë - sipas tij - shpreh mbështetje të drejtpërdrejtë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në këtë pjesë të Evropës Juglindore dhe të botës. Pasi e veçoi angazhimin e diplomacisë së Shqipërisë, Arabisë Saudite dhe Turqisë për idejimin, sponsorizimin dhe mbështetjen e pakursyer dhënë miratimit të kësaj rezolute, presidenti Sejdiu i falënderoi edhe qeveritë e të gjitha vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike, si dhe vetë drejtuesit e kësaj organizate, që duke e votuar këtë rezolutë i dhanë një mbështetje të drejtë lirisë, demokracisë dhe së ardhmes më të ndritur për popullin e Kosovës dhe popujt e të gjithë rajonit. “Republika e Kosovës angazhohet për marrëdhënie të mira në mes vendeve të pavarura e sovrane të të gjithë botës, ndërsa marrëdhëniet e mira me vendet e Organizatës së Konferencës Islamike i konsideron të rëndësisë së veçantë”, tha presidenti Sejdiu. | |
|