24.05.2009
Kristiano Ronaldo i konfirmon edhe nje here dashurinë skuadrës
së Mançester Junaited. Futbollisti më i mirë i vitit 2008 ka deklaruar
se do të vazhdojë të luajë në radhët e kampionëve të Anglisë.
“Kjo është shtëpia ime. Mendoj se
njerëzit do të vazhdojnë të flasin për të ardhmen time, edhe nëse them
se zemra ime qëndron këtu. Por ky është vendi ku dua të luaj”, deklaron
Ronaldo.
Kohët e fundit Ronaldo është duke u përfolur sërish për
një kalim të tij tek skuadra e Realit të Madridit. Por, me këtë
deklaratë ëndrra e madrilenëve është e vështirë për t’u përmbushur.