Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Në prag të finales së Kupës UEFA: Werder Bremen kundër Schachtor Donezk

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 31
Location : n'Pc

Në prag të finales së Kupës UEFA: Werder Bremen kundër Schachtor Donezk Empty
MesazhTitulli: Në prag të finales së Kupës UEFA: Werder Bremen kundër Schachtor Donezk   Në prag të finales së Kupës UEFA: Werder Bremen kundër Schachtor Donezk EmptyMon May 25, 2009 4:59 pm

Në prag të finales së Kupës UEFA: Werder Bremen kundër Schachtor Donezk 0,,4250299_1,00
Werder Bremen përballë Bayern Leverkusen

Ekipi Werder Bremen ka në Bundesligë një pozicion të keq, i dhjeti.

Megjithate ky ekip mundi të kurorëzohet në një ekip dublues. Kundërshtari i tij në finalen e kupës së Gjermanisë më 30 maj është ekipi i Bajern - Leverkuzenit.

Të mërkurën: Werder Bremen përballë Schachtor Donezk

Por pika më kritike e djemve të Bremenit qëndron tani të mërkurën ku zhvillohet loja e fundit historike e kupës UEFA kundër ekpit Schachtor Donezk nga Ukraina."Unë mendoj se ata mund t'i fitojnë të dyja ndeshjet, pra atë kundër Leverkuzenit që është pak më e lehtë dhe më e sigurtë , por po ashtu edhe kupën e UEFA-s. Shanset ata i kanë për secilin rast. Do të jetë pak e vështirë, por ata fitojnë. Bremeni në të vërtetetë ka pasur një sezon të keq, por arriti në dy finalet".

Diego nuk mund të luajë të mërkurën

Ndërsa tifozët shprehen para ndeshjes në Stamboll optimistë, drejtori i sportit Klaus Allofs e sheh si një mangësi të madhe që ylli i futbollit Diego, për shkak të një kartoni të verdhë të diskutueshëm që mori nga ndeshja gjysëmfinale kundër Hamburgut nuk mund të luajë të mërkurën:

" Unë mendoj se kjo është një katastrofë për ekipin dhe lojtarët, për mënyrën se si iu dha atij kartoni i verdhë dhe për shkak të të cilit (kartonit) ai nuk mund të jetë në finale".

Edhe portierit Tim Wiese i vjen keq për mungesën e brazilianit:"Eshtë e qartë që kjo është e trishtueshme. Natyrisht që ai është një lojtar i rëndësishëm për ne. Por tani ne do të vazhdojmë me apo pa Diegon. Ne duhet të fitojmë kupën".

Per Mertesacker është i dëmtuar

Por ekipi I Bremenit duhet të luajë edhe pa sulmuesin Hugo Almeda për shkak të kartonave të verdhë dhe po ashtu pa lojtarin e kombëtares gjermane Per Mertesacker që është i dëmtuar. Por mbrojtësi kryesor Mertesacker ka për Stamboll një moto:

"Ne duhet atje të harrojmë komplet bundesligën. Ne jemi në dy finale dhe për këtë ne duhet të jemi shumë krenarë".

Frings: shumë lojtarë presin gjithë karrierën e tyre të arrijnë një lojë finale të tillë

Titullin e fundit ndërkombëtar ekipi i Bremenit e ka fituar në vitin 1992 në Lisbonë, ku fitoi kupën e Kupës së Europës. Tani pret që pas 17 vjetësh ta rikthejë këtë titull.

Lojtari i kombëtares gjermane, Thorsten Frings thekson për këtë arsye shansin që të jepet vetëm një herë:

" Shumë lojtarë presin në gjithë karrierën e tyre që të arrijnë një lojë finale të tillë. Ne kemi brenda një viti dy finale. Tani duhet të shohim që të fitojmë të paktën një, minimumi".

Ndërsa Bremeni në testin e tij të përgjithshëm kundër ekipit të Karlsruhes në ndeshjen e Bundesligës dështoi me rezultatin 1:3, ukrainasit në fundjavë u treguan në formë të mirë. Kundërshtarët e Bremenit fituan kundër ekipit Zorja Lugansk me rezultatin 3:0. Gjithashtu ky ekip që ndodhet në vend të dytë në ligën ukrainase do të sponsorizohet nga multimilioneri Rinat Achmetov. Ekipi që mundi në gjysmëfinale të UEFA-s ekipin Dynamo të Kievit do të stërvitet nga rumuni Mircea Lucescu.

Kjo është finalja e fundit e kupës UEFA, sepse sezonin tjetër ky eveniment do të shndërrohet në ligë evropiane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Në prag të finales së Kupës UEFA: Werder Bremen kundër Schachtor Donezk
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Hiddink: UEFA nuk dëshironte finalen angleze
» C.Ronaldo Vështir kundër Barcelonës
» Rihanna do të dëshmojë kundër Brown
» PD kundër shtyrjes eventuale të zgjedhjeve
» Ancelotti: Ndeshja kundër Fiorentinës thelbësore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Sport-
Kërce tek: