Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Ministri Basha flet nga Damasku për BBC

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 31
Location : n'Pc

Ministri Basha flet nga Damasku për BBC Empty
MesazhTitulli: Ministri Basha flet nga Damasku për BBC   Ministri Basha flet nga Damasku për BBC EmptyMon May 25, 2009 8:07 pm

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha në një intervistë për BBC-në ka paralajmëruar një valë të re njohjesh të pavarësisë së Kosovës nga vendet e botës islame.
Ministri Basha flet nga Damasku për BBC 20070821145229alb_lulzimbasha203
Ai e ka cilësuar shumë të rëndësishme miratimin e një rezolute për Kosovën nga Organizata e Konferencën Islamike gjatë samitit treditësh të mbajtur në Damask të Sirisë.

Rezoluta, që u hartua nga Shqipëria, ndërsa u hodh në votim me propozim të Arabisë Saudite, u miratua me unanimitet nga 57 vendet anëtare të Organizatës, përkundër përpjekjeve të Serbisë për ta penguar miratimin e saj.

Korrespondentja e BBC-së në Prishtinë, Violeta Hyseni bisedoi me shefin e diplomacisë shqiptare, Lulzim Basha pak orë pas miratimit të rezolutës në Damask.

BBC: Zoti Ministër, cilat janë thekset kryesore të rezolutës së Organizatës së Konferencës Islamike dhe si e vlerësoni ju miratimin e saj?

Basha: Rezoluta e miratuar sot është një sukses i madh për Kosovën, për diplomacinë shqiptare dhe për përpjekjen tonë të përbashkët për njohjen e Kosovës në planin ndërkombëtar nga një numër sa më i madh shtetesh brenda një kohe sa më të shkurtër.

Është rezoluta e parë që adoptohet nga Organizata e Konferencës Islamike që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008.

Me këtë rezolutë evidentohet qartë se që nga shpallja e pavarësisë, Republika e Kosovës ka bërë progres në ndërtimin e institucioneve demokratike, ka kuadrin e saj modern ligjor, që i referohet qartësisht Kushtetutës së Kosovës, ka kontribuar në ruajtjen e paqës dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon dhe më tej.

Ajo u bën thirrje vendeve anëtare të Organizatës dhe bashkësisë ndërkombëtare në përgjithësi që të vazhdojnë ta mbështesin forcimin e Kosovës dhe ekonomisë së saj.

Rezoluta ngarkon Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Konferencës Islamike që në sesionet e radhës të Ministrave të Jashtëm të raportojnë mbi agjendën e përhershme të organizatës mbi Kosovën, duke e bërë kështu Kosovën një pjesë të vazhdueshme të agjendës së përhershme të Organizatës së Konferencës Islamike.

Miratimi i kësaj rezolute me unanimitet dëshmon për në klimë të re, një momentum të ri në marrëdhëniet e kësaj organizate me Kosovën.

Vlen të theksohet se kjo vjen edhe pas njohjes së rëndësishme nga Arabia Saudite para disa javësh dhe njohjes nga Mbretëria e Bahreinit dhe Unioni i Komorreve vetëm pak ditë më përpara.

BBC: Zoti ministër, ka pasur njoftime se teksti i rezolutës është ndryshuar pas presioneve që ka bërë diplomacia e Serbisë në vendet anëtare të Konferencës Islamike?

Basha: Me këtë rezolutë theksohen qartësisht pikat kryesore, që pala shqiptare, propozuese e kësaj rezolute, dëshironte të evidentonte.

Evidentohet shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008, progresi në ndërtimin e insitucioneve demokratike, Kushtetutës moderne të Kosovës, ruajtjen e paqës dhe stabilitetit, jepet përkrahje e plotë për rikonfigurimin e shpejtë të UNMIK-ut dhe vendosjen e EULEX-it në bashkëpunim të plotë me direktivat përkatëse të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe me qeverinë dhe institucionet e Kosovës.

Parë nga kjo pikëpamje, kjo rezolutë, e cila është miratuar nga 57 vende anëtare, ndonëse vetëm 13 e kanë njohur pavarësinë e Kosovës deri tani, është një mbështetje e tërthortë, por e qartë për shtetin e Kosovës, prandaj është një sukses i jashtëzakonshëm, është një sukses shumë i madh për diplomacinë shqiptare.

Pala serbe nuk i ka kursyer përpjekjet për të ndaluar miratimin e kësaj rezolute, të cilat kanë kulmuar me vizitat e nivelit të lartë të zyrtarëve serbë në vendet anëtare ku është lobuar kundër kësaj rezolute.

Me sa duket dështimi për të parandaluar rezolutën është në gjenezë edhe të pretendimeve që sot ngrihen, pretendime të cilat janë tërësisht të pavërteta, pasi miratimi i sotëm i kësaj rezolute, është një sukses i jashtëzakonshëm, i cili i hap rrugën një numër të madh njohjesh nga vendet anëtare të kësaj organizate.

BBC: Pra zoti ministër, ju besoni se ndonëse rezoluta nuk i bën thirrje vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike që ta njohin pavarësinë e Kosovës, procesi do të përshpejtohet?

Basha: Më lejoni të theksoj se kjo tezë, e cila është ngritur nga diplomacia serbe nuk qëndron.

Do të keni parë që edhe rezolutat, edhe dokumentet apo deklaratat e Bashkimit Evropian, nga të cilat 22 vende e kanë njohur Kosovën, nuk bëjnë thirrje, pasi njohja në vetvete është një process dypalësh, gjuha e përdorur në rezolutë, mbështetja që i jepet Kosovës, mbështetja unanime e kësaj rezolute nga të gjitha vendet anëtare, të cilat dëshiroj që edhe një herë t’u shprehi mirënjohjen time dhe t’i falënderoj për kontributin e tyre është risia që sjell kjo rezolutë, është treguesi më i qartë i klimës së re që ekziston midis Organizatës së Konferencës Islamike dhe vendeve anëtare të saj me Kosovën.

BBC: Zoti ministër gjatë qëndrimit tuaj në Damask, sigurisht që keni pasur takime me kolegët tuaj nga bota islame. Çfarë u është thënë gjatë bisedave me ta, a priten njohje të shpejta të pavarësisë së Kosovës?

Basha: Unë kam takuar dhe kam biseduar me mbi 25 homologë të mi, ministra të jashtëm apo kryetarë delegacionesh.

Kam kënaqësinë e veçantë dhe gëzimin të ndaj me ju se kjo klimë jashtëzakonisht pozitive që reflektohet nga rezoluta e sapomiratuar e ka zanafillën e saj tek një klimë jashtëzakonisht të përmirësuar edhe në nivelin dypalësh sa i përket përceptimit të çështjes së Kosovës nga ato vende që nuk e kanë njohur akoma.

Unë jam shumë optimist se kapitulli i ri i njohjeve i hapur me Arabinë Saudite dhe që ka vazhduar me këto dy shtetet tjera do të vazhdojë edhe në javët dhe muajt që vijojnë dhe se kjo rezolutë dhe klima e përgjithshme pozitive, të cilën Kosova e ka ndërtuar nëpërmjet sjelljes së matur dhe të drejtë të autoriteteve të saj, qeverisë së Kosovës, shmangies së provokimeve, konsolidimit të shtetit ligjor, kuadrit ligjor në vend, duke përfshirë këtu edhe mbrojtjen e minoriteteve dhe stabilizimit tërësor të situatës brenda në Kosovë dhe në rajon, do të reflektohet padyshim me një bum njohjesh në periudhën që do të vijë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Ministri Basha flet nga Damasku për BBC
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dagestan: U vra ministri i Brendshëm

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: