BLaZzeR Admin
Numri i postimeve : 649 Pikët : 1861 Join date : 18/05/2009 Age : 31 Location : n'Pc
| Titulli: Dagestan: U vra ministri i Brendshëm Sat Jun 06, 2009 11:49 am | |
| Ministri i Brendshëm i Republikës jugore ruse Dagestan, Adilgerei Magomedtagirov është vrarë të premten nga të shtënat me snajper. Një zëdhënës i kësaj ministrie tha se ai ishte qëlluar jashtë një restoranti në Mahaçkala, që është kryeqytet i Dagestanit, ku ai po merrte pjesë në një dasmë. Katër policë janë plagosur nga të shtënat e snajperistit, i cili dukej se ndodhej në një ndërtesë përballë restorantit. Agjencitë e lajmeve raportojnë se Dagestani është në kufi me Çeçeninë, në rajonin e Kaukazit Verior, i cili është i zhytur në dhunë, që u atribuohet militantëve myslimanë, bandave kriminale dhe luftës për pushtet ndërmjet grupeve të ndryshme etnike. | |
|