BLaZzeR Admin
Numri i postimeve : 649 Pikët : 1861 Join date : 18/05/2009 Age : 31 Location : n'Pc
| Titulli: Vizita e Bidenit, sinjal i angazhimit amerikan në Ballkan Tue May 26, 2009 1:11 pm | |
| Vizita e nënpresidentit amerikan Joe Biden në Sarajevë, Beograd dhe Prishtinë, është një sinjal se SHBA-të sërish dhe më me intensitet do të angazhohen në Ballkan, thotë Steven Meyer, ekspert për Ballkanin dhe profesor i shkencave politike në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes. Sipas tij, kjo ka të bëjë edhe me faktin se në administratën e Obamës janë angazhuar një numër bashkëpunëtorësh të politikës së jashtme të ish-presidentit Bill Clinton, të cilët mendojnë se nuk i kanë kryer punët në Ballkan. Meyer gjithashtu thotë se me vendimin për riangazhimin në Ballkan hapet mundësia e emërimit të një dërguari për këtë rajon, gjë që e mbështet Kongresi, ndonëse kjo ide ende nuk ka një mbështetje të plotë të të gjitha vendeve të Ballkanit. "Në këtë mënyrë sërish do të forcohej influenca direkte dhe më agresive e Washingtonit, siç është rasti me të dërguarin e posaçëm për Lindjen e Mesme, Afganistanin, dhe Pakistanin. Mirëpo riangazhimi i SHBA-ve në Ballkan mund të minonte rolin dhe përpjekjet e BE-së në rajon, që e kundërshton shefi i politikës së jashtme të BE-së Javier Solana", tha Meyer për "Zërin e Amerikës". | |
|