Të paktën 19 vetë kanë vdekur dhe 120 të tjerë janë plagosur gjatë një shpërthimi në juglindje të qytetit iranian Zahedan. Zahedan është kryeqendra e një provincës iraniane, Sistan dhe Baluçestan. Është një rajon ku operojnë një numër bandash që merren me drogë si edhe grupe militante.
Provinca është një prej zonave më të privuara në vend, megjithatë zyrtarët në Teheran këmbëngulin se që prej Revolucionit Islamik të vitit 1979, kushtet atje janë përmirësuar në mënyrë dramatike.
Kjo provincë është strehë e një numri të madh myslimanësh sunitë, që formojnë një minoritet të vogël në popullsinë shumicë shiite.
Kjo provincë është në kufi me Pakistanin dhe Afganistanin.
Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet me bombë që ndodhën në një zonë ku operojnë grupe militante dhe banda të drogës.
Disa prej këtyre grupeve pretendojnë se po luftojnë për të drejtat e minoritetit sunit që i përkasin etnisë Baluçi.
Në shënjestër të sulmit ishte një xhami shumë e rëndësishme dhe dita kur u krye qe një festival fetar shiit i rëndësishëm.
Ka shenja se bëhet fjalë për sulm vetëvrasës dhe ngjarja ndodh përpara zgjedhjeve presidenciale të 12 qershorit.