Autoritetet në Pakistan thonë se të paktën 35 vetë kanë vdekur në një sulm kamikaz në një xhami në veriperëndim të vendit.Më shumë se 50 vetë u plagosën nga shpërthimi që ndodhi të premten në qytetin e Hayagai Sharki në rajonin Upper Dir.
Njoftimet thonë se xhamia që ishte e mbushur me njerëz për lutjet e të premtes u dëmtua rëndë në sulm, me njerëz të tjerë të mbetur nën gërmadha.
Upper Dir është pranë luginës Swat ku ushtria pakistaneze po kryen ofensivë kundër militantëve talebanë.
Nuk dihet se kush e kreu sulmin, por talebanët kanë kërcënuar se do të reagojnë pas ofensivës së forcave ushtarake.
/bbc/