BLaZzeR Admin
Numri i postimeve : 649 Pikët : 1861 Join date : 18/05/2009 Age : 31 Location : n'Pc
| Titulli: IPKO ndihmon fëmijët e semurë Sat May 30, 2009 12:08 pm | |
| Kompania telekomunikuese IPKO dhe organizata joqeveritare “Ti Gëzojmë Fëmijët” (TGF), kanë filluar të premten aksionin humanitar për t’i ndihmuar fëmijët kosovarë që kanë nevojë për shërim jashtë Kosovës. Janë qindra fëmije me sëmundje te ndryshme të rënda të cilat nuk mund të shërohen në Kosovë, që janë të evidentuar në listat e pritjes për shërim nga organizata joqeveritare TGF. Të gjithë konsumatorët e operatorit të telefonisë mobile IPKO, që ndjejnë që mund të ndihmojnë në shërimin e këtyre fëmijëve duhet të dërgojnë SMS në numrin 5050, me fjalën “ndihmoj”, dhe ngarkohen me 50 centë, për çdo SMS të dërguar në këtë numër. Mjetet e grumbulluara i shkojnë OJQ-së “Ti Gëzojmë Fëmijët”, e cila i mban të gjitha të drejtat për përzgjedhjen dhe dërgimin e fëmijëve për shërim jashtë vendit. Kompania telekomunikuese IPKO është mbështetësi kryesor i fushatës humanitare, ku përveç përkrahjes direkte financiare, IPKO gjithashtu mbulon të gjitha shpenzimet e fushatës humanitare. Pjesë e fushatës do të jetë edhe aktori i mirënjohur kosovar, Luan Jaha, i cili është ambasador i fëmijëve që kërkojnë shërim të menjëhershëm jashtë shtetit. Fushata mediale përfshin promovimin në televizion, gazetë, portale informative online, billborde, ndërsa për këtë fushatë do të xhirohet edhe një video-klip muzikor, ku fushatës do ti bashkëngjiten fëmijë nga OJQ “TGF” dhe fytyra të mirënjohura publike. | |
|