Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të pranojnë një Kore Veriore të armatosur me armë bërthamore.Gjatë takimit që pati sot në Singapor me ministra aziatikë të mbrojtjes, Gates tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të rrinë duarkryq ndërkohë që Koreja e Veriut shton aftësitë e saj për të sjellë shkatërrim ndaj ndonjë objektivi në Azi ose në Shtetet e Bashkuara.
Të premten, Koreja e Veriut bëri një tjetër provë me raketë me rreze të shkurtër veprimi në brigjet e saj lindore dhe kërcënoi se do të kundërpërgjigjet nëse Kombet e Bashkuara vendosin sanksione për provën e saj të re bërthamore.
Kjo ishte prova e gjashtë me raketë që kryen Peniani pas provës bërthamore të ditës së hënë.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po shqyrton mundësinë e sanksioneve të reja kundër Penianit.
Zyrtarët amerikanë thanë dje se ka shenja të reja që tregojnë se Koreja e Veriut po planifikon lëshimin e raketave të tjera me rreze të gjatë veprimi.