Presidenti Obama ka dënuar provën e fundit bërthamore të kryer nga Koreja e Veriut. Duke folur në Uashington, z. Obama tha se komuniteti ndërkombëtarë duhet të ndërmarrë veprime ndaj programit bërthamor të Penjanit.
Presidenti amerikan tha kjo provë është një shkelje e hapët e ligjit ndërkombëtarë, duke përbërë një kërcënim të rëndë për paqen dhe sigurinë në botë.
Media shtetërore në Korenë e Veriut njoftoi më herët se ky vend ka kryer një provë të re me armë bërthamore.
Agjensia zyrtare e lajmeve, (Agjensia Qendrore Koreane e Lajmeve, KCNA) thotë se arma e fundit ishte shumë më e fuqishme nga ajo e testuar në tetor të vitit 2006.
Koreja e Jugut konfirmoi se kishte lokalizuar një dridhje sizmike në veri që sipas saj, e cila të bën të mendosh se është shkaktuar nga një shpërthim bërthamor.
Agjensia e lajmeve e Koresë së Jugut, Yonhap, thotë se Veriu ka testuar një raketë me rreze të shkurtër veprimi disa orë pas testit bërthamor.
Muajin e shkuar Koreja e Veriut u tërhoq nga bisedimet gjashtëpalëshe rreth programit të saj bërthamor.
'Alarm'
Testi i Koresë së Veriut ka alarmuar fqinjët.
Japonia tha se do të kërkonte një mbledhje urgjente të KS të OKB-së ndërkohë që Koreja e Jugut krijoi një ekip krize dhe nisi bisedimet urgjente.
Një zëdhënës për shtabin e ushtrisë tha se trupat janë vendosur në gjendje më të lartë gadishmërie.
Ndërkaq Britania tha se prova shkelte rezolutat e OKB-së.