Presidenti Obama ka bërë publik një plan të administratës së tij kundër sulmeve ndaj rrjeteve amerikane të kompjuterëve. Duke cituar shkelje të sigurisë gjatë kohëve të fundit, Obama njoftoi krijimin e një zyre të Shtëpisë së Bardhë e cila do të garantonte se sistemet e kompiuterave do të ishin të sigurt dhe të besueshëm.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara vareshin shumë nga kompjuterët dhe infrastruktura e vetë digjitale duhej trajtuar si një aset strategjik kombëtar.
Por presidenti amerikan Obama tha se plani nuk do të përfshinte monitorimin e rrjeteve private.