Ivanov, zgjidhet presidenti i ri E Hene, 06 Prill 2009 12:35
Gjorgi Ivanov, kandidati i partisë në pushtet, fitoi raundin e dytë
të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni, që u zhvilluan pa incidente,
por me një pjesëmarrje më të ulët krahasuar me raundin e parë, bëri të
ditur Komisioni Zgjedhor.Gjorgi Ivanov, kandidati konservator i
VMRO-DPMNE, mori 437 455 vota (63,41 për qind) kundrejt 252 195 (36,56
për qind) që siguroi Ljubomir Frcoski, kandidati i Bashkimit
Socialdemokrat, partia kryesore e opozitës, bëri të ditur kryetari i
Komisionit Zgjedhor, Aleksandar Novakovski, në një konferencë shtypi.
Këto rezultate, bëri të ditur ai, jepen për rreth 97 për qind të votave
të numëruara dhe tregojnë një pjesëmarrje në votim prej 42,86 për
qind.Maqedonasit shmangën në këtë mënyrë organizimin e zgjedhjeve të
reja presidenciale në një afat prej gjashtë muajsh, siç parashikonte
ligji elektoral i vendit, nëse nuk do të arrihej pjesëmarrja prej të
paktën 40 për qind.Pjesëmarrja ka qenë 56, 88 për qind në turin e parë
të zgjedhjeve presidenciale.Sipas disa burimeve, pjesëmarrja ka qenë e
vogël në disa lokalitete ku shqiptarët përbëjnë shumicën, si në Tetovë
apo Gostivar.Komisioni zgjedhor shprehu kënaqësinë që votimi u zhvillua
pa asnjë incident, në një atmosferë të qetë, ishte një proces i drejtë
dhe demokratik", deklaroi dje në mbrëmje Novakovski, për televizionin
maqedonas "A1".