Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar njëzëri provën bërthamore të nëndheshme të Koresë së Veriut. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar njëzëri provën bërthamore të nëndheshme të Koresë së Veriut.
Presidenti aktual i radhës, ambasadori rus Vitaly Churkin bëri të ditur se Koreja e Veriut do të ketë një "përgjigje të ashpër" në një rezolutë të re, e cila do të përpilohet së shpejti.
Koreja e Veriut me bombën e saj të dytë atomike nuk ka shkelur vetëm rezolutën e Këshillit të Sigurimit, por edhe marrëveshjen për mospërhapjen e mëtejshme të armëve bërthamore dhe marrëveshjen për ndalimin e provave, theksoi Churkin.
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Susan Rice tha se qeveria amerikane e vlerëson veprimin e Koresë së Veriut si një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare.
Koreja e Veriut ka shkaktuar me provën e dytë bërthamore reagime ndërkombëtare. Sipas informacioneve të agjencisë koreanojugore të lajmeve Yonhap, Koreja e Veriut po parapërgatitet për prova të tjera me raketa me rreze të shkurtër veprimi.
Para së gjithash Japonia ndjehet e provokuar nga testimi i raketave