Media shtetërore në Korenë e Veriut njofton se vendis ka kryer një test të ri me armë bërthamore. Agjensia zyrtare e lajmeve, (Agjensia Qendrore Koreane e Lajmeve, KCNA) thotë se arma e fundit ishte shumë më e fuqishme nga ajo e testuar në tetor të vitit 2006.
Koreja e Jugut konfirmoi se kishte lokalizuar një dridhje sizmike në veri që sipas saj, e cila të bën të mendosh se është shkaktuar nga një shpërthim bërthamor.
Agjensia e lajmeve e Koresë së Jugut, Yonhap, thotë se Veriu ka testuar një raketë me rreze të shkurtër veprimi disa orë pas testit bërthamor.
Muajin e shkuar Koreja e Veriut u tërhoq nga bisedimet gjashtëpalëshe rreth programit të saj bërthamor.
'Alarm'
Testi i Koresë së Veriut ka alarmuar fqinjët.
Japonia tha se do të kërkonte një mbledhje urgjente të KS të OKB-së ndërkohë që Koreja e Jugut krijoi një ekip krize dhe nisi bisedimet urgjente.
Një zëdhënës për shtabin e ushtrisë tha se trupat janë vendosur në gjendje më të lartë gadishmërie.
Aksionet në bursën e Koresë së Jugut humbën katër përqind të vlerës nga droja se testi do të përshkallëzojë tensionet rajonale.
Nëdrkaq Britania tha se testi shkelte rezolutat e OKB-së.
SHBA nga ana e saj tha se po konsultohej me aleatët dhe Rusia se po ekzaminonte me kujdes të gjitha informatat.