Udhëheqësi i Dubait përgatitet të blejë 40% të Milanit për rreth 400 milionë euro, edhe pse Berlusconi e ka mohuar.
Mediat në Itali shkruan sot se Silvio Berlusconi këtë javë do ta pranojë ofertën për të shtiur 40% të klubit të tij.
Oferta nga sheiku Mohammed bin Rashid al-Maktoum (kryeministër dhe zëvendës-president i Emirateve të Bashkuara Arabe) mund të përfshijë edhe një opsion për të blerë të gjithë klubin e Milanit në dy vitet e ardhshme.
Megjithatë, Silvio Berlusconi e ka mohuar gjithë këtë. “Ju jeni si gjithë gazetarët tjerë, plotësisht e ndryshoni realitetin”, ka thënë Berluconi në një deklaratë të fundit.