Grupi i vajzave Pussycat Dolls edhe një herë ka mohuar se është
afër ndarjes, me Melody Thornton që kësaj here hedh poshtë spekulimet.Vajzat
që krijuan hitin “Don't Cha”, vazhdimisht janë shoqëruar nga lajmet se
mes anëtareve të bendit kishte tension, pasi dy singlat e fundit të
tyre dolën nën emrin Pussycat Dolls në bashkëpunim me Nicole
Scherzinger.
Por Thornton ka mohuar se ka probleme në mesin e anëtareve të grupit
dhe se ambiciet solistike të Scherzinger kanë ndikim negativ në pjesën
tjetër.
“Nicole gjithmonë ka pasur gjëra shtesë për të bërë, ndryshe nga ne
tjerat, por edhe ne kemi aspirata po ashtu. Definitivisht është një
keqkuptim i madh se ne jemi armiqësore, dhe se jemi të lumtura vetëm
për të qenë në grup”, ka thënë Thornton.