BLaZzeR Admin
Numri i postimeve : 649 Pikët : 1861 Join date : 18/05/2009 Age : 31 Location : n'Pc
| Titulli: Ekstra zgjedhje për serbët Mon Jun 08, 2009 1:16 pm | |
| Nëse serbët e Kosovës nuk i përgjigjen në masë të nevojshme thirrjes për të dalë para kutive të votimit në zgjedhjet e sivjetme komunale të Kosovës, ky nuk duket se do të përbëjë rastin e fundit për ta. Institucionet në Prishtinë kanë ndërmend që ta zgjerojnë gatishmërinë për fleksibilitet, duke u ofruar atyre raste tjera, transmeton e përditshmja Express. Në kulmin e dyshimeve të opinionit në Kosovë se zgjedhjet mund të shtyhen për vitin e ardhshëm për shkak të mundësisë që ato të bojkotohen nga serbët vendorë, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati ka hedhur poshtë një mundësi të tillë. Në një bisedë për Express, Ferati që udhëheq procesin e decentralizimit, shprehet në favor të lënies hapur të derës për serbët që të dalin në zgjedhje atëherë kur ata do të binden për të qenë bashkëpunues me institucionet e Prishtinës. “Komunat e reja nuk implementohen pa zgjedhje. Unë jam ithtar i asaj që ne të vazhdojmë aty ku ka mundësi që të implementohen komunat e reja, ndërsa lokaliteteve tjera t’u japim kohë për një herë tjetër”, ka thënë Ferati, duke shpjeguar se Ligji për Qeverisjen Lokale dhe Ligji për Kufijtë Administrativë ka paraparë që të bëhen zgjedhje edhe në pesë komunat e reja. Këto pesë komuna, bashkë me tri tjerat që ishin themeluar më herët (Hani i Elezit, Juniku dhe Mamusha), e çojnë në 38 numrin e komunave në të cilat do të zgjidhen organet drejtuese në zgjedhjet e ardhshme. | |
|