BLaZzeR Admin
Numri i postimeve : 649 Pikët : 1861 Join date : 18/05/2009 Age : 31 Location : n'Pc
| Titulli: Në shtator, FSK-ja me kapacitetet e para operacionale Mon Jun 08, 2009 4:55 pm | |
| Ministri i FSK-së, Fehmi Mujota ka takuar të hënën admiralin Mark Fitzgerald komandant i Krahut Jugor të NATO-s, me të cilin ka biseduar për punën dhe progresin e bërë në MFSK. Gjatë këtij takimi, siç thuhet në një komunikatë të kësaj ministrie, me theks të posaçëm u vlerësua puna e suksesshme në procesin e trajnimit të pjesëtarëve të FSK-së. Në takim edhe një herë u ritheksua, se në shtator të këtij viti FSK-ja do të ketë kapacitetet e para operacionale. “Gjatë takimit kishte dakordim të dyanshëm se duhet të rriten kapacitetet mentoruese të NATO-s nëpër njësitë e FSK-së, si dhe u vlerësua stabiliteti i arritur në Kosovë në fushën e sigurisë dhe gatishmëria e treguar për bashkëpunim me shtete mike dhe shtetet e rajonit”, thuhet më tej në komunikatë. Admirali Fizgerald - siç theksohet më tej - njoftoi ministrin Mujota, se në fund të javës do të ketë takim të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, ku pritet të vlerësohet pozitivisht situata në Kosovë. | |
|