Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Haradinaj kërkon që zgjedhjet lokale të mbahen më 25 tetor

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 30
Location : n'Pc

Haradinaj kërkon që zgjedhjet lokale të mbahen më 25 tetor Empty
MesazhTitulli: Haradinaj kërkon që zgjedhjet lokale të mbahen më 25 tetor   Haradinaj kërkon që zgjedhjet lokale të mbahen më 25 tetor EmptySat May 23, 2009 8:27 pm

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dërguar të premten një letër presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ku i ka sugjeruar atij që zgjedhjet lokale të mbahen më 25 tetor të këtij viti.
Haradinaj kërkon që zgjedhjet lokale të mbahen më 25 tetor F.0522222357161_m
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka analizuar me kujdes zhvillimet rreth organizimit të zgjedhjeve lokale 2009 e në veçanti rreth orarit zgjedhor dhe ka vendosur të sugjeroj datën 25 tetor 2009 si ditë më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale 2009”, thuhet fillimisht në këtë letër.

Ky propozim – siç theksohet në letër – “vjen pas diskutimeve dhe analizave që i kemi bërë në kuadër të kryesisë qendrore të AAK-së, e që për bazë kanë arsyet subjektive, në radhë të parë motin si dhe nevojën për pjesëmarrje sa më të madhe në zgjedhjet e para në shtetin e Kosovës”.

Kjo periudhë kohore, sipas Haradinajt, mundëson që zgjedhjet në balotazh të zhvillohen jo më vonë se mesi i muajit nëntor 2009. “Po ashtu, vlerësojmë si të nevojshme për strukturat komunale që konfirmimi zgjedhor të bëhet para fillim vitit 2010”, theksohet më tej në letër.

“Duke ju falënderuar për mirëkuptim, ju ftojmë që brenda afatit më të shkurtër kohor në pajtueshmëri të plotë me Kushtetutën e vendit dhe me Ligjin për zgjedhje lokale, të shpallni datën e mbajtjes së zgjedhjeve në nivelin lokal”, përfundon letra e liderit të AAK-së.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Haradinaj kërkon që zgjedhjet lokale të mbahen më 25 tetor
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» LDK: Zgjedhjet të organizohen nga institucionet e Kosovës
» Po vazhdojnë zgjedhjet për Parlamentin Evropian
» A përbën rizgjedhja e zotit Këler ndonjë sinjal për zgjedhjet parlamentare në Gjermani?
» KQZ kërkon më shumë gra në politikë
» United kërkon Huntelaarin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: