Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 LDK: Zgjedhjet të organizohen nga institucionet e Kosovës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
DjMana
Super Moderator
Super Moderator
DjMana


Aries Numri i postimeve : 211
Pikët : 525
Join date : 19/05/2009
Age : 31
Location : tHeRaNdA

LDK: Zgjedhjet të organizohen nga institucionet e Kosovës Empty
MesazhTitulli: LDK: Zgjedhjet të organizohen nga institucionet e Kosovës   LDK: Zgjedhjet të organizohen nga institucionet e Kosovës EmptySun May 24, 2009 1:06 am

LDK: Zgjedhjet të organizohen nga institucionet e Kosovës


Lidhja Demokratike e Kosovës ka përshëndetur fillimin e bisedave që presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, në bazë të mandatit të tij kushtetues ligjor, i ka filluar me udhëheqësit e partive politike për përcaktimin e datës së zgjedhjeve për pushtetin lokal, zgjedhje të cilat duhet dhe do të mbahen në vjeshtën e sivjetme.

Ramë Manaj, sekretar i përgjithshëm i kësaj partie, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të jetë e pranishme në cilësinë e vëzhguesit dhe monitorimit të këtyre zgjedhjeve. Megjithatë, sa i përket organizimit të këtyre zgjedhje, Manaj ka thënë se LDK-ja mbështet organizimin e tyre nga institucionet e Kosovës.

“Tashmë kemi institucionet e konsoliduara të cilat kanë mundësinë dhe organizimin e duhur të zgjedhjeve të sivjetme për pushtetin lokal”, ka thënë Manaj të premten, në një konferencë për media. “Pra, kërkojmë prani të shtuar si një vend normal demokratik, siç kanë prani në këtë proces vendet e tjera me demokraci të konsoliduar”, ka shtuar ai.

LDK po ashtu ka përshëndetur vizitën e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden në Kosovë, duke e cilësuar si edhe një konfirmim i vazhdimësisë së pandërprerë të miqësisë dhe raporteve të mira ndërshtetërore mes Shetetve të Bashkuara të Amerikës dhe shtetit të ri të Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
LDK: Zgjedhjet të organizohen nga institucionet e Kosovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Po vazhdojnë zgjedhjet për Parlamentin Evropian
» Haradinaj kërkon që zgjedhjet lokale të mbahen më 25 tetor
» A përbën rizgjedhja e zotit Këler ndonjë sinjal për zgjedhjet parlamentare në Gjermani?
» Dy ministra të Kosovës në Danimarkë
» Mediat përmirësuan imazhin e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: