Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Barcelona feston titullin me humbje

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Powery
Moderator
Moderator
Powery


Numri i postimeve : 90
Pikët : 260
Join date : 19/05/2009

Barcelona feston titullin me humbje Empty
MesazhTitulli: Barcelona feston titullin me humbje   Barcelona feston titullin me humbje EmptySun May 24, 2009 10:54 am

Barcelona feston titullin me humbje F.0523235705175_a

Barcelona ka festuar me humbje titullin e kampionit të Spanjës, pasi ka pësuar për të dytën herë radhazi pasi siguroi titullin, kësaj here me ekipin rezervë që pësoi me rezultat minimal ndaj Osasunas në Camp Nou.

Pep Guardiola vendosi të pushojë të gjithë ekipin e parë të tij në prag të ndeshjes më të rëndësishme të sezonit, finales së Ligës së Kampionëve, që zhvillohet të mërkurën në Romë, ku Barcelona do të ketë përballë Manchester United.

Të vetmit që u përfshinë nga formacioni bazë ishin sulmuesi kryesor, Samuel Eto’o, i cili mbajti edhe shiritin e kapitenit, por u bllokua shumë mirë nga mbrojtja e Osasunas, dhe mbrojtësi i majtë Erik Abidal, i cili do të mungojë në finalen e Romës.

Por ekipi rezervë i blaugranëve, që megjithatë përbëhej edhe nga yje si Bojan Krkic, Alieksandr Hleb e Eidur Gudjohnsen, dështoi të japë shkëlqimin dhe emocionin që sjell zakonisht Barcelona.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Walter Pandiani, i cili mposhti portierin e dytë të Barcelonës, Jose Manuel Pinto, në minutën e 25-të të lojës.

Dhjetët minutat e fundit të ndeshjes vendasit e luajtën pa Marc Muniesa, i cili u përjashtua me karton të kuq (81’).

Por mbrëmja i takoi Barcelonës, që pas ndeshjes ngriti trofeun e kampionatit spanjoll, i pari që nga viti 2006. Dy sezonet e fundit La Liga i takoi Real Madridit.

Osasuna në anën tjetër me tri pikët e fituara ruan shpresat për të mbijetuar në ligën e parë spanjolle.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Barcelona feston titullin me humbje
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Barcelona feston titullin me humbje
» FC Barcelona
» Barcelona kampion i ri i evropes
» Barcelona ka luajtur futbollin me te mire ne Evrope
» Aguero dëshiron të luajë me Messin në Barcelona

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Sport-
Kërce tek: