Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 OSBE s'ka përcaktuar ende rolin në zgjedhje

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 30
Location : n'Pc

OSBE s'ka përcaktuar ende rolin në zgjedhje Empty
MesazhTitulli: OSBE s'ka përcaktuar ende rolin në zgjedhje   OSBE s'ka përcaktuar ende rolin në zgjedhje EmptyMon May 25, 2009 2:51 pm

Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ende nuk e ka përcaktuar rolin e tij në zgjedhjet lokale, por e ka përjashtuar mundësinë që të luaj rolin e një mbikëqyrësi zyrtar të tyre.
OSBE s'ka përcaktuar ende rolin në zgjedhje 20061208161000osce203
Një zëdhënëse e këtij mision në Kosovë, Elli Flen, i tha BBC-së se ende është e paqartë nëse OSBE-ja do të jetë bashkëorganizatore e zgjedhjeve lokale, të paralajmëruara për vjeshtën e këtij viti, dhe se pritet vendimi i autoriteteve në Kosovë për kohën dhe mënyrën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Por autoritetet vendase në Kosovë kanë përjashtuar mundësinë që zgjedhjet në Kosovë, që pas pavarësimit të saj, të organizohen nga misione të tjera, përveç Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ata kanë bërë me dije se roli i OSBE-së në zgjedhjet lokale mund të jetë vetëm ai i mbikqyrësit dhe i vëzhguesit të tyre.

Përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, ndërkaq kanë thënë se ka pak gjasa që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, nëse ato organizohen nga institucionet e shtetit të pavarur të Kosovës, por kanë lënë të kuptohen se do të mund të inkuadrohen në rast se zgjedhjet lokale kalojnë në duart e misionit të OSBE-së.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, pritet që nga mesi i javës, pas konsultave me partitë politike të Kosovës, përfshirë edhe ato të pakicave, të vendosë mbi datën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Opozita në Kosovë ka bërë thirrje që zgjedhjet lokale, për shkaqe meteorologjike, të zhvillohen në pjesën e dytë të muajit tetor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
OSBE s'ka përcaktuar ende rolin në zgjedhje
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ekstra zgjedhje për serbët
» LDK nuk ka datë për zgjedhje
» LDK nuk ka datë për zgjedhje
» Lohan ka fituar rolin e Holmes
» Cheryl Cole në rolin e mesites

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: