Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 LDK nuk ka datë për zgjedhje

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 30
Location : n'Pc

LDK nuk ka datë për zgjedhje Empty
MesazhTitulli: LDK nuk ka datë për zgjedhje   LDK nuk ka datë për zgjedhje EmptySat May 30, 2009 12:05 pm

Lidhja Demokratike e Kosovës, pret që sa me shpejtë të përfundojë procesi i konsultimeve për caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve, në mënyrë që të dihet data definitive për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, thanë në përfaqësues të kësaj partie.

LDK nuk ka datë për zgjedhje F.0529154741882_m

Sekretari i përgjithshëm Ramë Manaj, në një konferencë për media tha se, LDK ende nuk ka filluar procesin e përgatitjeve për zgjedhjet lokale.

LDK-së edhe njëherë kërkoi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të demonstrojë kapacitetet dhe kompetencën që ka për një organizim sa më të mirë të këtyre zgjedhjeve, gjithmonë në mbështetje të monitorimit të organizatave të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë misionin e OSBE-së.

Sekretari Manaj bëri publik edhe vendimin e LDK-së për degët të cilat e kanë kompetencën dhe e shohin vetën jo mirë në komuna të kenë mundësi të shtojnë anëtarësinë në kryesi.

Duke folur për miratimin e rezolutës nga Organizata e Konferencës Islamike, sekretari Manaj tha se LDK-ja përshëndet aprovimin unanim të kësaj rezolute nga vendet anëtare të Konferencës Islamike, e cila i atribuohet sensibilizimit për njohje të shtetit të ri të Kosovës nga vendet anëtare të kësaj konference.

Manaj po ashtu tha se LDK vlerëson lart angazhimin që diplomacia shqiptare dhe vendet tjera bënë në përgatitje të kësaj rezolute, e cila, sipas tij pritet të ketë efektet në njohjet e reja nga anëtaret e kësaj konference islamike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
LDK nuk ka datë për zgjedhje
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» LDK nuk ka datë për zgjedhje
» Ekstra zgjedhje për serbët
» Ekstra zgjedhje për serbët
» OSBE s'ka përcaktuar ende rolin në zgjedhje

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: