Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 30
Location : n'Pc

Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën Empty
MesazhTitulli: Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën   Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën EmptyMon May 25, 2009 5:47 pm

Organizata e Konferencës Islamike ka miratuar rezolutën për Kosovën. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Jashtme e Kosovës. Sipas një komunikate për media, rezoluta është miratuar pa pësuar ndonjë ndryshim dhe ashtu siç është propozuar fillimisht nga Araba Saudite.
Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën F.0525165634864_m
Kjo rezolutë i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës. Rezoluta është hartuar nga Shqipëria përderisa është propozuar për votim nga Arabia Saudite, e cila konsiderohet si vend më me ndikim tek vendet anëtare të Konferencës.

Rezoluta po ashtu obligon Sekretariatin e Konferencës që të raportojë për zhvillimet në Kosovë. Ndërsa gjatë ditës, edhe Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoğlu, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike që ta njohin sa më parë pavarësinë e Kosovës.

Turqia u kërkon vendeve arabe ta njohin Kosovën

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike që ta mbështesin Kosovën.

Gjatë fjalimit të tij në takimin e 36-të të ministrave të jashtëm të kësaj organizate, kryediplomati turk ka thënë se vendi i tij është i kënaqur që disa vende të Konferencës Islamike e ka njohur tashmë Kosovën.

“Turqia është e kënaqur që disa vende të këtij komuniteti e kanë njohur Kosovën. Konferenca Islamike duhet të vazhdojë ta mbështesë ndërtimin e shtetit të Kosovës, ashtu siç ka bërë edhe me Bosnjë-Hercegovinën”.

Ndërsa mediat armene kanë raportuar për një bllokim të Rezolutës për Kosovën, e cila pritet të hedhet sot pasdite për votim. Sipas tyre, Siria, Egjipti dhe Azerbajxhani kanë arritur të ndryshojnë tekstin e rezolutës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Berisha: Rezoluta e Konferencës Islamike, akt historik
» Rezoluta do të ndryshojë trajtimin e Kosovës nga vendet islamike
» Pritet një bum njohjesh për Kosovën
» AKR: El Salvadori do ta njohë Kosovën më 2 qershor
» Franca garanton mbështetjen për Kosovën

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: