Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Rezoluta do të ndryshojë trajtimin e Kosovës nga vendet islamike

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 30
Location : n'Pc

Rezoluta do të ndryshojë trajtimin e Kosovës nga vendet islamike Empty
MesazhTitulli: Rezoluta do të ndryshojë trajtimin e Kosovës nga vendet islamike   Rezoluta do të ndryshojë trajtimin e Kosovës nga vendet islamike EmptyTue May 26, 2009 8:43 pm

Ambasadori shqiptar në Arabinë Saudite, Admirim Banaj i ka quajtur spekulime deklaratat e zyrtarëve serbë se Rezoluta e miratuar nga Organizata e Konferencës Islamike është amendamentuar.
Rezoluta do të ndryshojë trajtimin e Kosovës nga vendet islamike F.0526164828289_m
“Unë do ta quaja spekulim sepse njohja e Kosovës është çështje e sovranitetit te secilit shtet. OKI është një organizatë e cila krijon një linjë, krijon një imazh dhe njëkohësisht i jep një mbështetje jashtëzakonisht të madhe politike çështjes së Kosovës dhe për këtë arsye kjo rezolutë nuk kishte lidhje me posaçërisht njohjen e Kosovës”, ka thënë Banaj në një prononcim për RTV Dukagjini.

Ambasadori Banaj bëri të ditur se nga të gjitha takimet që kishte me përfaqësuesit e shteteve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike ka vërejtur disponim të mirë për njohje të shpejtë të Republikës së Kosovës. Ndërkaq shtoi se rezoluta e miratuar do të ndryshojë trajtimin e Kosovës nga vendet islamike.

“Kjo nënkupton një dinamikë tjetër se si do të trajtohet çështja e Kosovës. Sekretariati i Përgjithshëm dhe të gjitha strukturat e Organizatës së Konferencës Islamike janë një mekanizëm mjaft i fuqishëm për të lobuar dhe për të krijuar një atmosferë krejt ndryshe në mënyrën se si perceptohet çështja e Kosovës”, ka thënë ai.

Duke paralajmëruar njohje të reja, Banaj në një prononcim për RTV Dukagjini, ka thënë se, vendet islamike do ta ndihmojnë Kosovën edhe në fushën ekonomike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Rezoluta do të ndryshojë trajtimin e Kosovës nga vendet islamike
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Berisha: Rezoluta e Konferencës Islamike, akt historik
» Kuçi: Vendet t’i tërheqin përfaqësuesit e tyre nga UNMIK-u
» Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën
» Beograd: Rezoluta e OKI-t, sukses i Serbisë
» Rezoluta, akt shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: