Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Rezoluta, akt shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 30
Location : n'Pc

Rezoluta, akt shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë Empty
MesazhTitulli: Rezoluta, akt shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë   Rezoluta, akt shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë EmptyMon May 25, 2009 10:00 pm

Presidenti, Fatmir Sejdiu ka përshëndetur miratimin e Rezolutës për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Organizata e Konferencës Islamike.

Rezoluta, akt shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë F.0525213407783_m

“Miratimi i Rezolutës për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Organizata e Konferencës Islamike është një akt shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë dhe të gjithë rajonit”, tha presidenti Sejdiu.

Kjo rezolutë - sipas tij - shpreh mbështetje të drejtpërdrejtë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në këtë pjesë të Evropës Juglindore dhe të botës.

Pasi e veçoi angazhimin e diplomacisë së Shqipërisë, Arabisë Saudite dhe Turqisë për idejimin, sponsorizimin dhe mbështetjen e pakursyer dhënë miratimit të kësaj rezolute, presidenti Sejdiu i falënderoi edhe qeveritë e të gjitha vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike, si dhe vetë drejtuesit e kësaj organizate, që duke e votuar këtë rezolutë i dhanë një mbështetje të drejtë lirisë, demokracisë dhe së ardhmes më të ndritur për popullin e Kosovës dhe popujt e të gjithë rajonit.

“Republika e Kosovës angazhohet për marrëdhënie të mira në mes vendeve të pavarura e sovrane të të gjithë botës, ndërsa marrëdhëniet e mira me vendet e Organizatës së Konferencës Islamike i konsideron të rëndësisë së veçantë”, tha presidenti Sejdiu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Rezoluta, akt shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rezoluta do të ndryshojë trajtimin e Kosovës nga vendet islamike
» Beograd: Rezoluta e OKI-t, sukses i Serbisë
» Kuze ‘pozitiv’ për të ardhmen e kombëtares
» Berisha: Rezoluta e Konferencës Islamike, akt historik
» Pato: Për të ardhmen time, do të flas me Ancelottin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: