Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Kërkohet pafajësi për Karaxhiçin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 30
Location : n'Pc

Kërkohet pafajësi për Karaxhiçin Empty
MesazhTitulli: Kërkohet pafajësi për Karaxhiçin   Kërkohet pafajësi për Karaxhiçin EmptyMon May 25, 2009 8:09 pm

Avokatët e ish-udhëheqësit serbo boshnjak, Radovan Karadziç pritet të njoftojnë të hënën se t'i kërkojnë Gjykatës së Hagës shpalljen e pafajësisë së klientit të tyre.
Kërkohet pafajësi për Karaxhiçin 20081028180124karadzic203
Ata kanë paralajmëruar një konferencë për shtyp jashtë Gjykatës ku pritet ta mbështesin kërkesën e tyre në një marrëveshje që z. Karaxhiç pretendohet se ka patur me ish-të dërguarin amerikan në Bosnjë, Richard Holbrooke.

Z. Karaxhiç pretendon se z. Holbrooke ishte i autorizuar nga OKB-ja në vitin 1996, kur i premtoi atij imunitet nga ndjekja penale nëse do të largohej nga politika.

Ai i ka kërkuar OKB-së dokumenta që mbështesin kërkesën e tij.

Z. Holbrooke, që aktualisht është i dërguari i posaçëm për Afganistanin dhe Pakistanin, nuk e pranon ekzistencën e një marrëveshje të tillë.

'Jashtë juridiksionit'

Korrespondentja e BBC-së në Hagë thotë se nuk ka gjasë të ndodhë ajo që kërkon z. Karaxhiç: shpallja e pafajësisë.

Gjykatësit argumentojnë se çfarëdo marrëveshje që pretendohet të ketë patur, ajo do të ishte jashtë juridiksionit të Gjykatës.

Por kjo pritet të diskutohet në një konferencë para-gjyqësote muajin e ardhshëm.

Radovan Karadxhiç u arrestua vjet në Serbi.

Ai akuzohet për genocid në lidhje me masakrën e myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë në vitin 1995.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Kërkohet pafajësi për Karaxhiçin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kërkohet pafajësi për Karaxhiçin
» Kërkohet dorëheqja e Brownit
» Kërkohet mbyllja e kampeve rome në veri
» Kërkohet përfshirja e ASHAK-ut në krijimin e strategjive të reja

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: