Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Arsenali në garë për Canën

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 30
Location : n'Pc

Arsenali në garë për Canën Empty
MesazhTitulli: Arsenali në garë për Canën   Arsenali në garë për Canën EmptyTue May 26, 2009 12:58 pm

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është afër të mposhtë menaxherin e Evertonit, David Moyes, për të nënshkruar me mesfushorin kosovar, Lorik Cana.
Arsenali në garë për Canën F.0525230315621_m
Mediat angleze që më herët shkruan se Moyes ishte në kërkim të mesfushorit të kombëtares shqiptare, për të cilin interesim kishte shprehur edhe Liverpooli.

Evertoni u raportua se ishte i gatshëm të ofrojë deri në 10 milionë funte për 25-vjeçarin, por duekt do të ketë konkurrencën e Arsenalit në këtë synim.

Wenger nuk e ka fshehur dëshirën e tij për kapitenin e Marseillet dhe mund të bëjë përpjekje të angazhojë shqiptarin gjatë kësaj vere.

Edhe vetë Cana, në një koment të bërë ditë më parë, nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u larguar nga ekipi francez, veçanërisht pasi në sezonin e ardhshëm nuk do të ketë trajner Erik Gerets, i cili do të zëvendësohet nga Didier Deschamps.

“Do të flas me familjen dhe drejtuesit e klubit në fund të sezonit. Nuk do ta përfundoj karrierën këtu, por nuk do të ngutem. Nuk dua të largohem pa fituar diçka me Marseille. Anglia dhe Gjermania janë dy kampionate që më interesojnë”, pati thënë Cana.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Arsenali në garë për Canën
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Napoli në garë për Cassanon
» Adebayor dëshiron të mbetet te Arsenali
» Chelsea dhe Reali në garë për Maicon
» Liverpool, City dhe Real në garë për Tevez
» Arsenali afër angazhimit të Mesut Ozil

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Sport-
Kërce tek: